Loading…

Djuric sulmon opozitën serbe për platformën e Prishtinës për dialogun

  • 26/03/2019 | 14:32

Djuric sulmon opozitën serbe për platformën e Prishtinës për dialogun

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric ka sulmuar opozitarët Boshko Obradoviq, Dragan Gjilas dhe Vuk Jeremiq, duke thënë se ata po provojnë që të krijojnë një klimë negative me metoda fashiste, transmeton Gazeta Metro.

Djuric thotë se ata nuk e kanë thënë asnjë fjalë të vetme për të kundërshtuar platformën e Prishtinës për Dialog, nga e cila njohja reciproke është e vetmja zgjidhje finale.

“Nëse e shikoni se çfarë kanë bërë opozita këto javë, do të shihni se ata nuk ofrojnë ndonjë zgjidhje, ndonjë ide, ata ndër të tjera nuk e kanë thënë asnjë fjalë për të kundërshtuar platformën e Prishtinës për Dialogun që si zgjidhjet të vetme e sheh njohjen reciproke”, ka thënë Djuriq në një intervistë për TV Pink.

Sipas tij ata po tentojnë të krijojnë një situatë dhune, duke përdorur metoda fashiste. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë