Loading…

Djuric: Serbia tani ka një komandant suprem që shikon edhe nga Graçanica

  • 31/05/2017 | 23:23

Djuric: Serbia tani ka një komandant suprem që shikon edhe nga Graçanica

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se serbët që jetojnë në Kosovë duhet të jenë të gëzuar që Serbia do të ketë president Aleksandar Vuçiqin.


Gjuriq, në një takim me qytetarë në Leposaviq, ka thënë se Vuçiq, i cili është komandant suprem i Forcave të Armatosura të Serbisë, do të kujdeset edhe për serbët e Kosovës në Graçanicë, Leposaviq dhe Dragash.

Gjuriq në fushatë të Listës Serbe në Leposaviq tha se për “ata që jetojnë në Kosovë, nuk ka asgjë më të rëndësishme se fakti që njeriu që do ta udhëheq Serbinë, si President të Serbisë, si komandant suprem i forcave të armatosura E Serbisë, është një njeri që shikon në Horgosh dhe Dragash, në Suboticë dhe në Leposaviq, në Graçanicë dhe Rashkë, në çdo qytet të Serbisë”, citohet të ketë thënë Gjuriq nga agjencia e lajmeve Tanjug. /Insajderi.com

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë