Loading…

Djuric pranon: Vacic punon në Zyrën për Kosovën

  • 28/12/2016 | 13:11

Djuric pranon: Vacic punon në Zyrën për Kosovën

Drejtori i zyres për Kosovën Marko Djuric ka pohuar që ish zëdhënësi dhe lideri i partisë djathtiste eksterme SNP 1389 Misa Vacic punon në zyre.


Djuric shtoi se ai nuk është këshilltar i tij.

“Misa Vacic nuk është këshilltari im, ai punon në zyren për Kosovë dhe kjo është e gjitha që mund të them”, ka thënë Djuric për RTS dhe shtoi se gjatë gjithë kohës dëgjon “vetëm gënjeshtra për te dhe zotëri Misa Vacic”.

Vacic’i më heret ka thënë për portalin Insajder.net se para dy muajve e kanë thirrur të punoj në zyren për Kosovën, ndërsa këto pretendime Djuric i ka demantuar.

“Sa i përket Milos Vacic’it, mjafton që hapni faqen zyrtare të zyres për Kosovën dhe të shihni se bashkëpunëtorët e mi në zyre janë zgjedhur në qeveri”, ka thënë më heret Djuric.

Shumë organizata joqeveritare kanë reaguar dhe theksuar se janë të tmerruar dhe shokuar me lajmin se Vacic është emëruar për këshilltar.

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic më heret nuk ka dashur të përgjigjet në pyetje se a punon zëdhënësi i lëvizjes ekstreme djathtiste 1389 si këshilltar i drejtorit të zyres për Kosovën.

“Do të përgjigjem kur të vjen koha për këtë”, ka thënë Vucic gazetarëve në Beograd./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë