Loading…

Djuric mbron Teodosijevicin në mohimin e masakrës së Reçakut

  • 12/04/2019 | 09:21

Djuric mbron Teodosijevicin në mohimin e masakrës së Reçakut

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën e Qeverisë së Serbisë Marko Djuric, i ka dalë në mbrojtje ministrit të shkarkuar të Qeverisë së Kosovës Ivan Teodosijevic në mohimin e masakrës së Reçakut, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka thënë për RTS-në se ‘dikujt po i dhembë pse ish ministri në Qeverinë e Kosovës Ivan Teodosijevic dhe zëvendësja e ministrit të Drejtësisë Vesna Mikic kanë thënë ‘të vërtetën’ për ngjarjet e të 90-tave.

“Ivan Teodosijevic nuk ka thënë asgjë të pavërtetë, e ka thënë të vërtetën dhe ne nuk do të lejojmë që ai e askush tjetër të jetë viktimë pse ka folur të vërtetën”, ka thënë Djuric.

Djuric ka thënë edhe se serbët e Kosovës do të mbeten të bashkuar rreth Listës serbe dhe se nuk do të kalonë ‘marifetet e shqiptarëve’ që ata të përçahen dhe të merret kontrolli i territoreve të tyre. Ky, sipas tij, është edhe përfundim nga takimi në Beograd me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Ai ka reaguar edhe rreth ndalimit të një automjeti të ndihmës së shpejtë nga Serbia të ndaluar në Merdare për shkak të dokumenteve jo në rregull, duke ftuar bashkësinë ndërkombëtare që ta shikojë këtë rast, duke vlerësuar se “njerëzit të cilët marrin këso vendimesh nuk janë në gjendje të drejtojnë kurrëfarë institucionesh, transmeton N1./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë