Loading…

Djuric mbërrin në Kosovë

  • 07/04/2018 | 22:51

Djuric mbërrin në Kosovë

Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka mbërritur në Kosovë.

Ai në këto momente është nisur në drejtim të manastirit të Banjskës në Zveçan, raporton KTV. Vetura e tij është nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe Karabinierëve italianë.

Gjuriq për këtë vizitë ka lajmëruar autoritetet kompetente të Kosovës për vizitën e tij, dhe ka marrë leje, ndryshe nga hera e kaluar kur atij i ishte refuzuar hyrja në territorin e Kosovës, por ai kishte hyrë dhe më pas ishte arrestuar.

Herën e fundit që kishte vizituar Kosovën, Gjuriq ishte arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak se kishte hyrë pa leje në Kosovë. Arrestimi i tij kishte nxitur tensione dhe reagime edhe nga institucionet europiane.

Pas dëbimit për në Serbi, Gjuriq kishte thënë që ishte keqtrajtuar nga autoritetet kosovare, madje u kishte shkruar edhe ambasadave ndërkombëtare në Beograd për t’u shpjeguar versionin e tij për atë që kishte ndodhur.

Presidenti Thaçi në një konferencë për media disa ditë më vonë kishte thënë që Gjuriq kishte hyrë në Kosovë një natë më parë dhe kishte fjetur në banesën e Milan Radojcicit, një personi të dyshimtë dhe të afërt me kryeministrin Ramush Haradinajn.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë