Loading…
Djuric i del në krah Vucicit: Ai nuk dorëzohet para dhunës
  • 17/03/2019 | 09:21

Djuric i del në krah Vucicit: Ai nuk dorëzohet para dhunës

Kryetari i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë Serbisë, Marko Djuric, ka deklaruar sot se tentimet e liderit të Lidhjes për Serbinë që ta marrë pushtetin, janë të pasuksesshme, transmeton Gazeta Metro.


Duke e quajtur bandit, ai tha se qytetarët duhet të dijnë se Gjilas tentoi që të merr pushtetin.

“Qytetarët tanë duhet ta dinë se mbrëmë me hyrjen në ndërtesën e RTS-së, banditi fashist Gjilas tentoi që ta merr pushtetin”, ka thënë Djuric për RTS sot në mëngjes.

Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe mbrëmë i nxorën demonstruesit dhe disa udhëheqës të opozitës nga ndërtesa e Radio-Televizionit të Serbisë (RTS), ku u futën gjatë protestës “një në pesë milionë” në Beograd dhe kërkuan që organizatorëve të protestës t’iu jepet hapësirë në televizionin publik./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë