Loading…

Djuric fyen Pacollin dhe kosovarët: Ai është ministër i rrenave

  • 17/12/2019 | 23:50

Djuric fyen Pacollin dhe kosovarët: Ai është ministër i rrenave

Nuk ju prit shumë Djuricit që të reagoj ndaj dorëzimit që bëri Ministri në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli në prokurori për krimet e luftës të kryera nga serbët në Kosovë. Djuric të gjithë këtë e quajti si fushatë shoviniste, jo për herë të parë ofendoi zyrtarë kosovarë, transmeton Gazeta Metro.


Në deklaratën me shkrim të së ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovë e Metohi’ ai pretendon se ministria e Pacollit nuk do të duhej të ekzistonte sipas rezolutës 1244, si dhe shtoi se Pacolli “po gënjen për të gjitha”, si për numrin e shteteve që e kanë pranuar Kosovën, si dhe për valën e tërheqjeve të tyre.

“Tani pasi kuptoi se është mposhtur në rrafshin ndërkombëtar, po provon të nisë fushatë për kthimin në të kaluarën si dhe të gërmoj në varre, por vetëm nga një anë e palëve në konflikt, duke treguar me këtë se është shërbëtor besnik i politikës së shovinizmit dhe izolimit” shkruan Djuric pa takt fare.

Ai shtoi se Pacolli sot është “një prej bajraktarëve të një fushate shoviniste dhe më primitiven e cila tërësisht anashkalon faktet historike dhe me një cinizëm të pafund dhe jo njerëzor mohon krimet e UÇK’së terroriste” tha Djuric si një shërbëtor i mirë i qëndrimit të Milosevic dhe mohimit të krimeve në vazhdimësi nga pala serbe.

“Vetëm në një realitet të shtrembëruar, në të cilin është e mundshme që Ivan Todosijevic të dënohet me dy vite burg pasi tha të vërtetën, e njerëzit si Pacolli mund të shtiren si altruistë e të drejtë e ti shesin dikujt mësime për humanizmin dhe drejtësinë” tha Djuric./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë