Loading…

Djuric: Durimit i ka ardhur fundi – do ta formojmë Asociacionin

  • 08/01/2017 | 10:25

Djuric: Durimit i ka ardhur fundi – do ta formojmë Asociacionin

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka përsëritur se planifikon që, nëse Prishtina deri në mes të shkurtit nuk e formon Asociacionin e komunave serbe (AKS), atë do ta formojnë përfaqësuesit politikë serbë.


Në një intervistë për televizionin serb “Pink”, Gjuriq ka thënë se “durimit i ka ardhur fundi” dhe se, nëse shqiptarët kanë mundur që njëanshëm ta shpallin pavarësinë, edhe serbët mund ta formojnë AKS-në, transmeton gazetametro.net

“Në fund të fundit, ky edhe nuk do të ishte hap i njëanshëm, pasi që kjo përkrahet përmes marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Gjuriq.

Ai ka folur edhe për arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, Gjuriq ka thënë se “Serbia nuk do t’i harrojë krimet për të cilat ai dyshohet” dhe se “askush nuk ka të drejtë të kërkojë nga Serbia që të heq dorë nga këto aktakuza”.  /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë