Loading…

Djukanovic: Mali i Zi është i gatshëm të ndihmojë në marrëveshjen Kosovë-Serbi

  • 06/03/2019 | 17:58

Djukanovic: Mali i Zi është i gatshëm të ndihmojë në marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti Milo Djukanovic ka thënë se Mali i Zi është i gatshëm të kontribuojë në gjetjen e një zgjidhje mes Prishtinës e Beogradit, transmeton Gazeta Metro.


Djukanovic këtë deklaratë e ka dhënë pas takimit në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Për Djukanovic, përvoja e zgjidhjes së çështjes së hapur në mes të Greqisë dhe Maqedonisë Veriore mund të jetë e çmuar edhe për ngërçe të tjera në rajon.

“E kam fjalën për marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit”, theksoi lideri malazez, shkruan Top Channel.

Ai ka thënë se janë të interesuar që të gjejnë një epilog pozitiv për dialogun.

“Si fqinj të përgjegjshëm e të interesuar, ne punojmë në gjetjen e një epilogu pozitiv të këtij dialogu”, ka thënë ai.

Tutje Djukanovic ka thenë së beson që ky dialog është i mundur dhe I ka ftuar NATO’n dhe BE’në që të kontribojnë në këtë dialog

“Besoj se është e mundur dhe e ftoj NATO-n që me angazhimin e vet në këtë rajon, së bashku me BE-në, të kontribuojë në atë që është opsioni i vetëm i Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar ai.

Djukanovic i ka pranuar Stoltenbergut se Mali i Zi është i gatshëm të kontribuojë në gjetjen e një zgjidhje mes Prishtinës e Beogradit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë