Loading…

Dje mori vizën, nesër Haradinaj niset për Amerikë

  • 06/02/2018 | 10:47

Dje mori vizën, nesër Haradinaj niset për Amerikë

Kryeministri Ramush Haradinaj do të udhëtojë nesër për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Ai do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, ceremoni e cila organizohet nga dy partitë e Kongresit Amerikan, shkruan gazetametro.net.

Udhëtimin e Haradinajt e kanë konfirmuar nga Qeveria e Kosovës, të cilët nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth qëndrimit atje.

Sidoqoftë, për në Amerikë u nis sot edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili po ashtu ka marrë ftesë për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit që do të mbahen në Ëashington.

Ndryshe, ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit drejtohet nga presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës, si: senatorë, kongresistë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës dhe personalitete të ndryshme të botës nga fusha e artit, kulturës dhe shkencës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë