Loading…

Djali rrah babanë në Rahovec, në prag të ndërrimit të moteve

  • 31/12/2019 | 11:16

Djali rrah babanë në Rahovec, në prag të ndërrimit të moteve

Një person është arrestuar pasi që kishte rrahur babanë e tij gjatë ditës së djeshme në fshatin Xerxe të Rahovecit, transmeton Gazeta Metro.


Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila njofton se i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindin e tij, e më pas ka dëmtuar orenditë shtëpiake.

Derisa nuk raportohet nëse viktima ka pranuar trajtim mjekësor, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

‘Fsh. Xerxe, Rahovec 30.12.2019 – 14:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull K-Shqiptar, e me pas ka dëmtuar orenditë shtëpiake. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’, thuhet në njoftimin e Policisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë