Loading…

Djali i shefit të AKI’së zihet me drogë e armë pa leje

  • 20/10/2018 | 09:30

Djali i shefit të AKI’së zihet me drogë e armë pa leje

Në orët e vona të datës 13 tetor të këtij viti, Policia e Kosovës e ka ndalur një veturë të tipit “Golf”. Në veturë kanë qenë tre persona.


Armë pa leje e substanca narkotike dyshohet se janë gjetur në veturë, pronë e Enver Maxhunit, por që është vozitur nga nipi i tij, që është djali i një prej njerëzve kryesorë të sigurisë në Kosovë, Shpend Maxhuni.

Sikurse shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shpend Maxhuni, edhe babai i tij, Enveri, ka qenë polic i Kosovës për një kohë të gjatë, shkruan sot Koha Ditore. Djali i dytë i shefit të AKI-së, me inicialet Sh.M., siç ka marrë vesh gazeta, është zënë me armë narkotike e armë pa leje javën e kaluar, në Matiqan të Prishtinës.

Ndonëse Policia e Kosovës kishte bërë kallëzim penal për dy të rinjtë, përkatësisht për Sh.M. dhe kushëririn e tij R.M., kallëzimi penal nuk është proceduar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë