Loading…

Djali i konsullit kosovar shkelmoi protestuesit (Video)

  • 09/07/2017 | 16:56

Djali i konsullit kosovar shkelmoi protestuesit (Video)

Banorë të fshatit Vranishtë të Dragashit, e banuar me shumicë boshnjake, kanë mbajtur një protestë gjatë ditës së djeshme kundër ndërtimit të një mini-hidrocentrali në këtë fshat.


Por, protesta e qetë eskaloi në dhunë pasi dyshohet se Konsulli i Kosovës në Sofje të Bullgarisë, Lulzim Rifaj, sulmoi u shfaq me sëpatë para protestuesve.

Përveç konsullit, në foto shihet edhe një person duke sulmuar protestuesit me shkelma.

Insajderi ka arritur që ta konfirmojë se personi në foto është Granit Rifaj, djali i Konsullit, i cili është punëtor në kompaninë “Eurokos”, e cila është duke tentuar ta ndërtojë këtë mini-hidrocentral.

Granit Rifaj në një bisedë për Gazetën Insajderi ka thënë se ka vepruar në vetëmbrojtje.

“Personi në fjalë nxit urrejtje, kërkon të nxirremi me dhunë që aty, fjalë kundër shtetit e gjithë institucioneve, pastaj e sulmoi fizikisht inxhinierin tonë për arsye se po incizonte videon që ta drejtojmë në institucione, për këtë arsye policia deshi ta arrestojë dhe po aty fillojë të eskalojë situata, protestuesit pengonin policin në punën e tyre, ndërsa personi i dyshuar ishte vërsulur nga babai ime. Kështu që, ishim të detyruar të vetëmbrohemi”, ka thënë për Insajderin Granit Rifaj, djali i Lulzim Rifajt.

Granit Rifaj, është asamblist i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Komunën e Dragashit dhe koordinator në kompaninë “Eurokos”.

“Jam koordinator e jo aksionar”, ka thënë Rifaj për Insajderin.

Kurse Konsulli Lulzim Rifaj, ka mohuar të jetë aksionar në kompaninë e cila po e ndërton mini-hidrocentralin në Vranishtë.

“Në vendin ku është mbajtur protesta kam shkuar rastësisht me vizitu djalin tim që punon në këtë kompani”, është shprehur konsulli i Kosovës në Sofje të Bullgarisë, Lulzim Rifaj.

Konsulli i Republikës së Kosovës në Bullgari, Lulzim Rifaj po ashtu ka mohuar t’i ketë sulmuar me sëpatë protestuesit e mbledhur dje në fshatin Vranishtë të Dragashit, për të kundërshtuar ndërtimin e një mini-hidrocentrali.

“Unë jam [personi në fotografi v.j]. Por unë nuk kam të bëjë asgjë me protestën”, ka thënë Lulzim Rifaj për Insajderin.

“Unë kam qenë tek protesta, por kam qenë tek kuzhina”, deklaron Rifaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë