Loading…

Genar Topalli konfirmon lidhjen me ish-Missin

  • 15/02/2022 | 13:24

Genar Topalli konfirmon lidhjen me ish-Missin

Është përfolur prej kohësh lidhja e djalit të ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, Genari dhe ish-missi shqiptar, Cindy Marina, dyshja nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht, ndonëse janë fotografuar herë pas here bashkë, shkruan Gazeta Metro.


Madje, Cindy e ftuar disa muaj më parë në“ABC e Mëngjesit”, nuk ka zgjedhur as ta mohojë dhe as ta pohojë këtë lajm, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka nisur diçka.

“Unë vetë kurrë nuk kam fol për jetën time personale dhe as në Instagram nuk kam postuar asgjë. Kam vendosur për të mos folur derisa të marr një vendim”, u shpreh në atë kohë bukuroshja.

Ndërkohë, sot në ditën e të dashuruarve, ka qenë vetë Cindy që ka postuar një foto, ku çifti shfaqen së bashku. Ata janë shumë të qeshur dhe krah njëri-tjetrit, duke konfirmuar kështu dashurinë mes tyre. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë