Djali i rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, mori pjesë sot si mysafirë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.
Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator të vitit 2023 gjatë sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Për rastin e Banjskës, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave të dyshuar.
Ndërkohë, për tre nga të akuzuarit, Bllagoje Spasojeviq, Vlladimir Tolliq dhe Dushan Maksimoviq – prokuroria ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm./gazetametro.net