Loading…

Djali dhe vëllai i Nuredin Lushtakut dyshohet se janë arratisur në bregdetin shqiptar

  • 03/07/2022 | 21:55

Djali dhe vëllai i Nuredin Lushtakut dyshohet se janë arratisur në bregdetin shqiptar

Arbër Lushtaku, djali i Nuredin Lushtakut bashkë me xhaxhain e tij Arif Lushtakun ( vëllai i Nuredin Lushtakut) janë në kërkim pas sherrit të mbrëmshëm me Policinë e Kosovës.


Dyshja, dyshohet se janë arratisur në bregdetin shqiptar. Burime të Gazetës Insajderi rrëfejnë se ata aktualisht ndodhën në Shëngjin.

Ata janë në shoqërinë e njëri tjetrit në këtë vend, thotë ky burim.

E krejt sherri nisi kur dy policë i shqiptuan gjobë trafiku djalit të ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtakut, e cila atyre u kushtoi me sulm.

Dy zyrtarët policorë mbetën të plagosur, njëri si pasojë e armës së zjarrit që ende nuk është konfirmuar se nga kush u shkrep, e tjetri për shkak të mjeteve të forta.

Për sulmin ndaj Policisë u arrestua Nuredin Lushtaku por pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt.

Arbri bashkë me xhaxhain e tij, Arifin gjenden akoma në arrati, ndërkohë që Nuredin Lushtaku me vëllain tjetër janë liruar në procedurë të rregullt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë