Loading…

DJ dhe MC të PD’së: Saliu e futi në këshill reperin, Stresi e do edhe gruan politikane tash

  • 04/06/2026 | 22:25

DJ dhe MC të PD’së: Saliu e futi në këshill reperin, Stresi e do edhe gruan politikane tash

Djali i Sali Lushajt, Arkimedi, i cili së fundmi u bë edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, ka shpalosur idetë e tij të reja në nisje të rrugës së politikës. I njohur edhe me emrin artistik Stresi, ai tha për “Shqipëria Live” se ka ambicie anëtarësimin e sa më shumë të rinjve dhe e quan veten “spartan të PD.”


Ajo që bie në sy është edhe ndryshimi i këndvështrimit lidhur me jetën private. Ndryshe nga lidhja e tij e shkuar me një vajzë që nuk i përkiste jetës publike, Stresi thotë se bashkëshorten tani e do politikane.

“Po merrem me muzikë dhe me postin e ri si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Iniciativën e mora vetë, kam një periudhë shumë të ngarkuar. Që në ditën që jam zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar, kam nisur punën me elektoratin tim. Dua të anëtarësoj sa më shumë të rinj me PD…. Berisha ende nuk më ka dhënë këshillë, pres ta takoj me padurim, kam bërë kërkesë që ta takoj dhe i premtoj se do të bëjmë gjëra të mira. Babai im është njeriu më krenar për mua. Jam beqar, nusen e ardhme e dua politikane, serioze”, tha Arkimed Lushaj.”

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë