Loading…

Dizajneri nga Prishtina shërohet nga koronavirusi: Kjo është deklarata e tij

  • 13/04/2020 | 20:20

Dizajneri nga Prishtina shërohet nga koronavirusi: Kjo është deklarata e tij

Petrit Bylykbashi, i cili ishte banor i reality show ‘’Big Brother Albania’’,  ka treguar rreth përvojës së tij që kishte pasi u infektua me koronavirus dhe arriti të shërohej, shkruan Gazeta Metro.


Përmes  një postimi në rrjetin social Facebook, Petriti tha se për rreth 38 ditë është dyshuar se ishte i infektuar, ndërsa u testua rreth 2 herë e më në fund doli të jetë negative, dhe që konsiderohet si I shëruar totalisht.

Ai tha se kishte rekomandime nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, që të qëndronte i izoluar edhe për 14 ditë, dhe më pas do bashkangjitej në grupin e vullnetarëve në Konviktet e Prishtinës.

Petriti tha se asnjë person, as familjar, nuk ishte infektuar nga ai, e sipas tij ky bënte pjesë tek personat që nuk janë bartës të virusit.

Ky është postimi i plotë i Petrit Bylykbashit:

”U sherova.

Sot, 18 dite mbas rezultatit pozitiv te covid-19, 24 dite mbas shfaqjes te simptomave dhe 38 dite nga koha kur dyshohet se jam infektuar, rezultova per here te dyte rresht (ne dite te ndryshme) negativ ne testin covid-19, konsiderohem i sheruar total.

Sipas rekomandimit te Institutit Kombetar te Shendetesise, une do rri edhe per 14 dite tjera i veteizoluar, e pastaj do i kthehem ‘normalitetit’ dhe do i bashkangjitem grupit te vullnetarve ne Konviktet e Prishtines.

Une, me pak veshtiresi dhe shume vullnet per jete e kalova edhe kete sfide, uroj te gjithe qe jan te prekun ta kalojn me lehte se une, por shume me shume uroj qe mos te preket askush tjeter nga kjo.

Kur te merr fund ky vazhdim 14 ditore i veteizolimit tim, do jem i gatshem ta dhuroj plazmen per ti ndihmu ata qe jan ne gjendje te rende.

Me e mira e gjithe kesaj eshte se nga une nuk eshte infektuar askush, as edhe nje i vetem.
Sipas gjitha gjasave une beje pejse ne grupin e vogel te njerzve qe nuk jan bartes te virusit.

Ata te pandalshmit, mantillbardhet, jan heronjte e mi, po bejne pune maratonike, po rrezikojne jetet e tyre per te na shpetu neve, e heqi kapelen per ta.

Nuk po i ceki me emera asnje nga ata qe me ndihmuan ne keto dite (jo edhe aq te lehta) per mu, e di qe me keni ndihmu me zemer dhe jo per te jau postu emrin ne murin timin, pa ju nuk ja kisha dal dot, do jau di pernder gjithe jeten. <3

Faleminderit te gjithe juve qe u interesuat per mu e qe nuk me lat me u merzit e me u ndje i vetem per as edhe nje sekond.

Faleminderit
Ju dua.”/gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë