Loading…

Divorci e çon kosovarin në vetëvrasje

  • 07/06/2017 | 11:26

Divorci e çon kosovarin në vetëvrasje

Stafi i burgut në Bielefeld të Gjermanisë janë shokuar mëngjesin e së martën, kur një i burgosur kishte kryer aktin e vetëvrasjes, kurse përpjekjet për ta shpëtuar kishin dështuar, shkruan ‘Bild.de’.


Në mëngjes në ora 6:15 është gjetur trupi i pajetë. Ai ishte i dënuar për shkaktim lëndimi të rëndë trupor dhe vjedhje dhe do të duhet të qëndronte në burg deri në vitin 2019, përcjell albinfo.ch.

Sipas menaxhmentit të burgut, ai ishte agresor ndaj stafit dhe të burgosurve tjerë, por nuk kishte shenja vetëvrasëse. Ai ishte varë me çarçafin e dollapit. Ai ishte 41-vjeçar nga Kosova.

Sipas ‘Bild’ arsyeja që e ka shtyrë të bëjë vetëvrasje mund të lidhet me një gjykim familjar, pikërisht në këtë ditë. Mendohet të jetë divorci.

Kjo ishte vetëvrasja e parë këtë vit në Bielefeld. Më 2016 një i burgosur kishte bërë vetëvrasje. Në burgjet tjera janë regjistruar shumë raste të tilla në vitet e fundit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë