Loading…

Divock Origi flet si lojtar i Milan: Të përjetoj atmosferën në ‘San Siro’ është diçka e veçantë për mua

  • 05/07/2022 | 23:14

Divock Origi flet si lojtar i Milan: Të përjetoj atmosferën në ‘San Siro’ është diçka e veçantë për mua

Gjatë ditës së sotme sulmuesi belg, Divock Origi, u zyrtarizua si lojtari më i ri i Milan. Ai është shprehur tejet i lumtur për këtë marrëveshje, ku thotë se do të jetë diçka e veçantë të përjetoj atmosferën në ‘San Siro’, transmeton Gazeta Metro.


Origi për herë të parë si lojtar i ‘Rossonerëve’ ka folur për faqen zyrtare të klubit. Ai ka thënë se herën e parë që kishte biseduar me Paolo Maldinin dhe Frederic Massaran e kishte kuptuar vizionin e tyre për të ardhmen.

”Herën e parë që fola me Maldinin dhe Massaran ishte mirë të kuptoja vizionin e tyre për gjërat, për të parë se si klubi po evoluon. Të jem në gjendje të luaj këtu, të përjetoj atë atmosferë, të përjetoj San Siron është diçka e veçantë për mua,” tha ai.

Ndër të tjera ish-sulmuesi i Liverpool tregoi se kishte mbetur i impresionuar me videot që kishte parë të sulmuesve si Marco Van Basten, Andriy Shevchenko, Filippo Inzaghi dhe George Weah.

”Unë e dua futbollin. Kam parë video të Van Basten në YouTube, vitet e tij në Milan, golat e tij. Edhe nëse karriera e tij nuk ishte e gjatë, ndikimi që pati ishte i jashtëzakonshëm. Por edhe sulmues të tjerë si Sheva, Inzaghi dhe Weah ishin të pabesueshëm,” deklaroi ai.

Origi me ‘The Reds’ ka zhvilluar 176 ndeshje për shtatë sezone dhe kishte shënuar 41 gola. Ai do të mbahet mend gjatë në qytetin e Liverpoolit për dy golat e shënuara kundër Barcelonës në finale të Ligës së Kampionëve dhe pastaj golin në finale kundër Tottenham Hotspur. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë