Loading…

Ditëlindjet e Adem Jasharit i kemi festuar me të shtëna dhe raki

  • 20/08/2018 | 19:13

Ditëlindjet e Adem Jasharit i kemi festuar me të shtëna dhe raki

Gjithë polemikat për ditëlindjen e Komandantit Adem Jashari, iu ka dhënë fund bashkëluftatëtari i tij, njëherit ish-komandant I Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku.


Lushtaku në Frontal të T7 ka thënë se disa herë e kanë festuar bashkë ditëlindjen e komandantit më 28 nëntor.

Dyshimet se Adem Jashari kishte lindur më 10 tetor të vitit 1995, e jo më 28 nëntor, i ka hedhur poshtë bashkëluftëtari i tij, Sami Lushtaku.

Lushtaku në Frontal ka thënë se disa herë e kanë festuar bashkë ditëlindjen e komandantit më 28 nëntor me të shtëna e raki. Shtoi se ky është një debat i kotë.

Ndryshe, dyshimet për datën e lindjes i kishte nisur Nexhmedin Spahiu, të cilat ishin demantuar të nesërmen nga Bekim Jashari.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë