Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 107 te infektuar te rinj dhe një i vdekur nga koronavirusi.
Ky është numri më i lartë i të infektuarve brenda 24 orëve atje që nga fillimi i pandemisë.
Mbi 40 persona janë infektuar vetëm në Kumanovë, përfshirë edhe kryetarin e kësaj komune Maksim Dimitrievski.
Me të infektuarit e sotëm numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 ka shkuar në 1081. Personi i vetëm që ka ndërruar jetë sot është nga qyteti i Strugës dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkon në 46.
Ndërsa numri i testimeve ka qenë rekord, plot 660 ku dhe 107 kanë rezultuar pozitiv. Të shëruarit janë 121 persona, shkruan Alsat M.