Loading…

Ditë e re në Kiev: Çfarë ka ndodhur në ditën e dytë të pushtimit rus në Ukrainë

  • 26/02/2022 | 08:24

Ditë e re në Kiev: Çfarë ka ndodhur në ditën e dytë të pushtimit rus në Ukrainë

Qytetarët ukrainas po zgjohen nga shpërthimet dhe tingujt e luftës në mëngjesin e tretë.


Beteja mbërrin në qytetin kryesor – Kievin, i cili ka përjetuar zhurmën e shkrepjeve të armëve.

Këto janë ngjarjet më kryesore që ndodhën gjatë ditës së djeshme.

Shpërthime gjatë natës: Shpërthime u raportuan brenda kryeqytetit në orët e para të së shtunës pas zhvillimit të atyre në periferi ndërsa trupat ruse përparonin në qytet. Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan gjithashtu pranë qendrës së qytetit.

Fjalimi i Zelenskyt: Në një fjalim kombëtar të premten mbrëma, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua se ukrainasit do të qëndrojnë dhe do të luftojnë për vendin e tyre dhe akuzoi Rusinë për shënjestrimin e infrastrukturës civile. Ai gjithashtu refuzoi ti gjithashtu refuzoi të largohet nga vendi.

Bisedimet e paqes: Një zëdhënës i Zelenskyt tha se presidenti pranoi një propozim rus për të zhvilluar negociata dhe se ai është i gatshëm të flasë për paqen dhe një armëpushim.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB’së: Të premten, Rusia vuri veton ndaj një rezolute të propozuara nga Shqipëria dhe SHBA’ja në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që dënon pushtimin e Ukrainës. Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan nga votimi. Pas votimit, 50 vende lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se Rusia abuzoi me fuqinë e saj në bllokimin e rezolutës.

Sanksionet po shtohen: SHBA dhe Kanadaja njoftuan sanksione ndaj presidentit rus, Vladimir Putin dhe Ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, duke iu bashkuar Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë