PJ Harvey ishte në dhjetorin e vitit të kaluar në Kosovë për një mision faktmbledhës, që e ndihmoi të frymëzohej për albumin e fundit “The Hope Six Demolition Project”.
Gjatë kohës së qëndrimit në Kosovë, ajo mbajti ditar për udhëtimet e saj dhe tani ato mendime do t’i adaptojë për një radiodramë të re në BBC.
“On Kosovo Field” është shkruar prej Fin Kennedyt, dhe shpalos rrëfimin e dy fëmijëve të lindur në Kosovë, të rritur në Manchester, që rikthehen në Kosovë pasi e marrin vesh se një varrezë masive është zbuluar afër shtëpisë së tyre.
Rrëfyer nëpërmjet pesë episodeve dhe me emetimin e këngëve në version demo të thurura nga Harvey në narracion, programi përfshin ish-aktoren e “Coronation Street”, Michelle Keegan dhe Nico Mirallegro të “Mad Fat Dairy”.
“In Kosovo Fileds” do të transmetohet në programin e “BBC Radio 4”, çdo ditë në orën 10:45 nga 9 janari deri më 13 janar, me repriza që jepen përditë në 7:45 të mbrëmjes.
Në muajin prill, Harvey kishte zënë vendin e parë me albumin “The Hope Six Demolition Project” – hera e parë që kryesonte, megjithëse kishte marrë kritika pozitive dhe shumë shpërblime, përfshirë edhe çmimin “Mercury” dy herë./gazetametro.net/