Sot me fillim prej orës 14:00, në Colmar të Francës sot do vendoset nëse Ramush Haradinaj do të ekstradohet në Serbi apo do të lirohet përfundimisht nga fletëarrestet e Beogradit.
Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pret lirimin e tij nga gjykata franceze në Colmar, ku po mbahet që nga data 4 janar kur është arrestuar sipas një fletarresti të Serbisë, nën akuzat për krime lufte.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme nënkryetari i partisë së Haradinajt, Amet Isufi, ka thënë për Gazeta Metro se në parti presin lirimin e Haradinajt, dhe se ai në fakt nuk është dashur të ndalohet fare.
Ndryshe, Serbia ka kërkuar ekstradimin e tij dhe nxjerrjen para gjykatave serbe, ndërsa Haradinaj thotë se në aktakuzën e Serbisë, me të cilën kërohen estradimi, “nuk ka asgjë të re me të cilën nuk është përballur edhe në Hagë”, ku dy herë është shpallur i i lirë ndaj akuzave për krime lufte.
Kjo edhe pse Serbia zyrtare ka deklaruar se për akuzat në fjalë Haradinaj nuk u gjykua në Hagë. /gazetametro.net.