Loading…

Dita Ndërkombëtare e Librit shënohet me aktivitete të ndryshme

  • 21/04/2017 | 12:50

Dita Ndërkombëtare e Librit shënohet me aktivitete të ndryshme

Dita Ndërkombëtare e Librit shënohet me shumë aktivitete të ndryshme në Prishtinë.


Organizata joqeveritare “ETEA” në bashkëpunim me Qendrën Sociale “Termokiss” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Librit me 24 prill,nga ora 17:00, në amfiteatrin e “American School of Kosova”, organizon aktivitete të ndryshme, me “Festivali i Librit 2017”.

Duke mobilizuar fytyrat publike dhe duke shfrytëzuar artin si metodë, “Festivali i Librit 2017”,  që organizohet për të tretin vit radhazi, synon edukimin publik nëpërmjet avokimit, përkatësisht ndërgjegjësimin social rreth rëndësisë së librave dhe leximit të tyre.

Programi do të përmbajë aktivitetet si në vijim:
1) ‘Play Reading’ (Lexim Skenik) të librit “Fahrenheit 451” – Regjia: Ardi Mejzini; Dramatizimi: Florent Kurtalani; Aktorët: Daniela Markaj, Besart Zeneli, Rajmonda Ahmetaj, Armend Zeqiri, Kaltrinë Zeneli, Arta Lahu dhe Armend Ballazhi; Kostumografe: Artinë Sopa
2) “Sjell një libër – merr një tjetër”
3) Panel diskutimi (sesione pytetje përgjigje me audiencën) për gjendjen e librit në Kosovë dhe kulturën e të lexuarit tek të rinjtë – Deri tani panelistë të konfirmuar janë Munish Hyseni (shkrimtar dhe drejtor i Bibliotekës “Hivzi Sulejmani”); Albatros Rexhaj (shkrimtar); Milaim Zeka (opnionist dhe gazetar); dhe, Edona Vatoci (tekstshkruese dhe këngëtare) – Për panelistët tjerë ju njoftojmë në vazhdim…
3) ‘Slam Poetry’ – Mikrofon i hapur për shkrime të pabotuara
4) Shpallja e lexuesve të vitit “Bibliobibuli 2016/17” në bashkëpunim me Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”
5) Ekspozitë me piktura për librin, si dhe pikturim përgjatë programit nga Labentinë Shala
6) Pika muzikore nga instrumentistë të rinj – piano, çelo, violinë, kitarë, etj.

Partnerë të projektit: Biblioteka “Hivzi Sulejmani”; Prishtina Hackerspace; Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës; Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”; Instituti Albanologjik; Këndi Amerikan; si dhe, Libri Shkollor./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë