Loading…

Dita e nëntë e protestës së opozitës në Shqipëri

  • 26/02/2017 | 08:47

Dita e nëntë e protestës së opozitës në Shqipëri

Ka hyrë në ditën e nëntë protesta e opozitës shqiptare në çadrën përballë Kryeministrisë në Tiranë.


Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se nuk do të tërhiqet deri në realizimin e objektivit për krijimin e një qeverie teknike që do mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në 18 qershor, shkruan Ora News.

Tashmë retorika politike është ashpërsuar. Policia ka kallëzuar në Prokurori zotin Basha për akuzën thirrje publike të dhunshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Mbetet për tu parë në vijim ecuria e protestës, ndërsa mbrëmë në çadër u regjistrua incidenti i parë, ku kreu i AK-së Kreshnik Spahiu u qëllua me grusht nga një person. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë