Loading…

Dita e Fundit!

  • 10/05/2017 | 08:28

Dita e Fundit!

Qeveria Isa Mustafa ka arritur të mbijetojë duke kaluar mbi dy vite nëpër kriza të cilat nuk i ka kaluar asnjë qeveri tjetër nga paslufta e deri sot. Por, duket se divergjencat rreth demarkacionit me Malin e Zi, jo vetëm se lanë qytetarët e Kosovës pa viza, por do t’i lën edhe Isa Mustafës mandatin në gjysmë.


Opozita e ndihmuar edhe nga disa deputetë të PDK’së, ka sjellë për sot në Kuvend një mocion mosbesimi, i cili me gjasë do të jetë i suksesshëm, dhe do ta rrëzojë qeverinë Mustafa. Kjo për faktin se LDK nuk i është përgjigjur asnjë prej kërkesave të PDK’së, duke bërë që kjo e fundit, me gjasë të jetë e detyruar që të ja bëjë votat opozitës, për ta arritur atë që prej disa kohësh po ja kërkon Mustafës, një marrëveshje për shkuarje në zgjedhje të parakohshme në muajin qershor, shkruan gazetametro.net.

Kryetari i PDK’së Kadri Veseli, dje pas një telefonate me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetin Hyot Yee, tha se janë marrë vesh që Demarkacioni të procedohet në Kuvend para mocionit të opozitës, dhe e paralajmëroi partnerin e tij të koalicionit, kryeministrin Mustafa, se nëse qeveria nuk vepron kështu, atëherë PDK do të detyrohet të ndërmarr hapa tjerë për ta zhbllokuar situatën. Me fjalë tjera, tha se nëse Qeveria nuk e procedon Demarkacionin para mocionit të opozitës, atëherë deputetët e PDK’së do ta votojnë rrëzimin e Qeverisë.

Mustafa, e bëri të qartë se Demarkacioni nuk do të procedohet në Kuvend para mocionit. Me këtë, i vetëdijshëm se qeveria e tij po bie, duket se ka bërë kalkulim politik, që PDK’në ta paraqesë si një subjekt politik, i cili vazhdon të mos i respektojë marrëveshjet politike. /gazetametro.net  

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë