Loading…

Dita e fundit për koalicione

  • 16/05/2017 | 10:40

Dita e fundit për koalicione

Kushti se mandatin për krijimin e Qeverisë e merr partia e parë në zgjedhje, ka bërë që partitë të nisin diskutimet mes tyre për koalicione të mundshme parazgjedhore. Duke ditur se mundësia për të krijuar Qeverinë, nevojitet një koalicion parazgjedhor, shumica e partive kanë nisur kërkimin e bashkëpunëtorëve.


Ndërkohë, këto parti kanë kohë vetëm edhe sot për t’u regjistruar si koalicione parazgjedhore, sipas njoftimit të KQZ’së, shkruan gazetametro.net.

E ditët e më hershme, janë diskutuar mjaft alternativa për të krijuar koalicione të mëdha, me qëllim që partitë të dalin të parët për të fituar të drejtën të mandatohen për krijim të qeverisë.

Diskutime për koalicione të parakohshme të mëdha, kishte mes LDK e VV. Gjithashtu, u përfol edhe një bashkim i opozitës, por që siç duket nuk po arrihet, pasi VV’ja nuk po heqë dorë nga kryeministri.

Ndërkohë, bisedime ka pasur mes partive të mëdha e të vogla. Krytari i PD’së ka propozuar te partia e vetë që të shkohet edhe këto zgjedhje bashkë me PDK’në, ndërkohë që Alternativa diskutuan me LDK’në.

AKR’ja e Pacollit ma herët kishte bërë të ditur se nuk kishte vija të kuqe, duke lënë të hapur mundësinë për çdo koalicion. Deri tash ata janë përfolur se mund të bashkohen me LDK ose PDK.

Megjithatë, kur sot është afati  i fundit, i vetmi bashkim që dihet qe sa kohë, është ai mes AAK’së dhe NISMA’s.

Ndryshe, nevoja për një koalicion parazgjedhor, u morr si shkas i ngjarjeve pas zgjedhjeve të kaluara, ku ishte bllokuar shumica parlamentare ta bënte qeverinë, pasi siç interpretoi kushtetuesja, të drejtën e marrjes së mandatit për krijim të qeverisë e ka vetëm partia e parë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë