Loading…

Dita e Evropës, ditë që festohet vetëm në Kosovë

  • 09/05/2017 | 11:06

Dita e Evropës, ditë që festohet vetëm në Kosovë

9 maji është Dita e Evropës me të cilën shënohen fillimi i krijimit të Bashkimit Evropian. Kjo ditë shënohet në të gjithë Evropë, por vetëm në Kosovë ajo është festë zyrtare.


Dita e Evropës, 9 maji, është caktuar si ditë në kujtim të deklaratës së ministrit francez të jashtëm Robert Schuman të vitit 1950, e cila konsiderohet si hapi i parë zyrtar në krijimin e Bashkësisë Evropiane, transmeton gazetametro.net.

Deklarata ishte propozim ish armiqve, Francës dhe Gjermanisë, që të krijojnë organizatën e cila do të udhëheq industritë e tyre të thëngjillit dhe çelikut, në mënyrë që kurrë më të mos përsëritet lufta në Evropë.

Propozimi ka çuar deri te krijimi i Bashkësisë Evropiane për thëngjill dhe çelik në vitin 1951, paraardhësin e Bashkësisë ekonomike të Evropës, gjegjësisht Bashkimit Evropian të sotëm.

Bashkimi Evropian sivjet shënon Ditën e vet me ballafaqim me një sërë të sfidave, para se gjithash me vendimin e Britanisë së Madhe që të del nga Bashkimi dhe me thirrje gjithnjë e më të shpeshta që marrëdhëniet brenda Bashkimit të rirregullohen.

Ndryshe, Kosova akoma ka rrugë për të bërë deri te anëtarësimi në Bashkimin Evropian, ndërkohë që është vendi i vetëm në Evropë që nuk e ka liberalizimin e vizave./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë