Loading…

Diskutohen detajet për Qeverinë e re të Maqedonisë

  • 21/05/2017 | 16:24

Diskutohen detajet për Qeverinë e re të Maqedonisë

Grupet e punës të partive politike, të paktën zyrtarisht, nuk janë takuar gjatë ditës për diskutuar për modalitetet e bashkëpunimit në pushtetin e ri.


Megjithatë siç mësohet se komunikimi mes tyre vazhdon kurse programi qeveritar i LSDM-së është baza mbi të cilën diskutohet dhe ku janë rishikuar disa detaje të caktuara të cilat kanë qenë pikë interesi e partive shqiptare. Për të hënën, pritet një takim tjetër mes dy krerëve Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti ku flitet se do të hapet edhe diskutimi për ndarjen e resorëve. Burime të Alsat M informojnë se LSDM-ja brenda partisë tashmë e ka vendosur çështjen e resorëve dhe emrave nga të cilat ata do të drejtohen.

Jozyrtarisht flitet se me Ministrinë e Punëve të Brendshme do të udhëheqë Oliver Spasovski, me Ministrinë e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinskën, me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, Frosina Remenski, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale Ljupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë, etj.

Alsat mëson gjithashtu se BDI do të ketë numër të njëjtë të resorëve si në qeverisjes e kaluar. Megjithatë brenda partisë së Ahmetit akoma nuk është sjellë vendim përfundimtar për emrat e mundshëm në krye të dikastereve përkatëse.  Siç mëson Alsat M emrat të cilët sillen rreth karrigeve të këtyre posteve janë Artan Grubi, Teuta Arifi dhe Izet Mexhiti. Ndërkohë mësohet se LR PDSH-së i është garantuar pozita e një zëvendëskryeministrie, një ministrie dhe një zëvendës ministrie.

Siç mësohet, kësaj radhe shqiptarët kanë hequr dorë nga Ministria e Arsimit duke kërkuar kështu dikasterin e Shëndetësisë. Burimet shpjegojnë se Lëvizja Besa akoma nuk e ka sjell vendim të prerë nëse do të jetë pjesë e Qeverisë së re ose jo. Pavendosshmëria e Besës, siç mëson jozyrtarisht Alsat, vjen si pasojë e disa arsyeve më të theksuara edhe për shkak të numrit të madh të posteve që kërkojnë, qëllimi për të mos lëkundet trupi votues para zgjedhjeve lokale dhe shkaku i hetimeve ndaj subjekteve të cilat dyshohet se janë të financuara nga Turqia.

Pasi partitë të arrijnë marrëveshje, mandatari e dorëzon në Kuvend programin e Qeverisë dhe propozimin për përbërjen e kabinetit Qeveritarë. Ligjvënësi ka fat 3 ditorë për ta vendosur në rend dite votimin e Qeverisë së re e cila merr dritën jeshile me shumicë të thjeshtë.

Derisa shumica e re parlamentare punon drejtë finalizimit të bisedimeve dhe krijimin e Qeverisë së re, përfaqësuesja e lartë për politikë ta jashtme dhe siguri e BE-së Frederika Mogerini, më 24 maj në darkë jo formale në Bruksel ka ftuar kryeministrat e gjashtë shteteve Ballkanike, Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës dhe Serbisë. Nëse Maqedonia në Bruksel do të përfaqësohet nga Emil Dimitriev apo Zoran Zaev, kjo varet nga dinamika e bisedimeve dhe votimi i Qeverisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë