Loading…

Disa persona të maskuar demolojnë ‘Bon Vivantin’, deklarohet edhe policia

  • 28/03/2023 | 23:43

Disa persona të maskuar demolojnë ‘Bon Vivantin’, deklarohet edhe policia

Është demoluar sonte nga disa persona të maskuar lokali i njohur ‘Bon Vivant’ në qendër të Prishtinës, transmeton Gazeta Metro.


Siç merr vesh Gazeta Metro rreth 10 persona janë futur brenda lokalit dhe kanë filluar ta thyejnë atë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në rrugën ‘Rexhep Luci’ dhe në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisur hetimet.

”Sot rreth orës 21:30, kemi pranuar informatën për demolimin e një lokali në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë. Menjëherë njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisë një hetim për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarje”,” tha Ahmeti.

Më poshtë mund të gjeni edhe pamjet nga brenda lokalit të dërguara nga lexues të Gazeta Metro. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë