Loading…

Disa nga zbulimet e Nikola Tesla, shpikësi i ‘shekullit 20-të’

  • 13/01/2021 | 19:46

Disa nga zbulimet e Nikola Tesla, shpikësi i ‘shekullit  20-të’

Po të mos ishte për Tesla Motors, bota ende nuk do të dinte për njeriun që na dha energji elektrike. Ai gjithashtu parashikoi shpikjet e shekullit të ardhshëm, transmeton Gazeta Metro.


Sipas BigThink, ‘Tesla është përgjegjës për një larmi shpikjesh para kohe që kanë ngjallur dashurinë e publikut. Ne po flasim për teknologjinë wireless, duke përfshirë transmetimin pa tel të energjisë elektrike, celularët e hershëm, vetë-drejtimin autopilotët dhe automjetet fluturuese, gjithashtu dhe makineritë e mendimit dhe rrezet e vdekjes.

‘ Nikola Tesla është autor i më shumë se 700 patentave dhe inovacioneve. Këtu janë disa prej tyre:

Spiralja Tesla – një transformator i cili prodhon energji elektrike të tensionit të lartë,

Termocentrali i parë hidro-elektrik në Niagara Falls,

Një llambë fluoreshente,

Një transmetues zmadhues me të cilin ai mund të ndezë llamba gjysmë milje larg,

Një telekomandë, imazhi i parë me rreze X (por puna përfundoi në zjarr),

Radio (letrat e humbura në një zjarr),

Turbina Tesla, shpikja e tij e preferuar me efikasitet 98% – e destinuar për burime të ripërtëritshme të energjisë siç janë lëngjet, por ende nuk përdoret komercialisht,

Motor induksioni – për vakume dhe tharëse,

Anija me radio-kontroll që mund të lundronte pa njerëz mbi të (ai mund ta drejtojë atë me radio sinjale). //gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë