Loading…

Disa mjekë të QKUK-së nuk e respektojnë orarin e punës, menaxhmenti nuk merr masa

  • 29/05/2021 | 19:12

Disa mjekë të QKUK-së nuk e respektojnë orarin e punës, menaxhmenti nuk merr masa

Një numër i mjekëve të Qendrës Klinike Universitare nuk janë gjetur në vendin e tyre të punës gjatë kontrollit të Komisionit për mbarëvajtjen e punës në QKUK.


Emisioni Shneta ka siguruar një raport zyrtar të këtij Komisioni i cili është dorëzuar në drejtorinë e përgjithshme të SHSKUK-së, por menaxhmenti ende nuk ka marr masa ndaj mjekëve dhe infermierëve që nuk kanë respektuar orarin e punës.

Parregullsitë më të mëdha në këtë raport janë evidentuar në Klinikën e Mjekësisë Sportive e njohur ndryshe si Covid 2. Në raport janë përmendur emrat e katër mjekëve të cilët nuk janë gjetur në vendin e punës gjatë kontrollit. Ndryshe nga ta dy mjekë të tjerë dhe dy specializantë kanë qenë në shërbim të pacientëve së bashku me infermierët.

Komisioni i cili përbëhet nga kirurgu i përgjithshëm Ferat Sallahu, pediatri Enver Hasi dhe infermieri Mehdi Sokoli, ka kryer një kontroll edhe në Klinikën e Kardiologjisë ku ka raportuar se asnjë mjekë kardiolog nuk ka qenë në vendin e punës në njësinë koronare.

Mungesë e mjekut dhe specializantëve është evidentuar edhe në Klinikën e Hematologjisë. Një mjekë dhe i gjithë grupi i specializantëve kanë munguar në punë, me arsyetimin se gjenden në ambulancën specialistike. Por Komisioni ka kërkuar të merren masa ndaj tyre.

Njëjtë ka ndodhur edhe në Klinikën e Endokrinologjisë ku specialisti bashkë me specializantët nuk janë gjetur në vendin e tyre të punës.

Mungesë e katër specialistëve dhe dy specializantëve është raportuar edhe në Klinikën e Kirurgjisë Maxiollofaciale, ndërkaq në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale janë gjetur familjarë në dhomën e gjysmëintensivës, për çka Komisioni ka kërkuar që të ndalohet një gjë e tillë dhe të merren masa.

Edhe në Covid 3 në objektin e internos Komisioni ka gjetur parregullsi ku një infermiere e një ordinance private është evidentuar në shërbim të një pacienti. Komisioni ka rekomanduar menaxhmentin që të marr masa ndaj kësaj dukurie.

Në dy Klinika tjera, sikurse ajo e ORL-së si dhe Biokimisë, Komisioni ka gjetur se mjekët dhe specializantë nuk ishin në vendin e tyre të punës por duke pushuar në dhomat e tyre.

Menaxhmenti i SHSKUK-së në një përgjigje për emisionin Shneta ka deklaruar se “Gjetjet nga raporti i inspektimit të Komisionit, janë proceduar sipas legjislacionit dhe akteve normative në fuqi dhe të gjitha masat do të merren konform dispozitave ligjore”, por deri më tani nuk është ndërmarr asnjë masë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë