Loading…

‘Disa lojtarë nuk i flasin më’: Ky është lojtari i PSG’së që pritet të largohet në verë

  • 25/03/2022 | 09:18

‘Disa lojtarë nuk i flasin më’: Ky është lojtari i PSG’së që pritet të largohet në verë

Mbrojtësi i krahut të djathtë të PSG’së, Achraf Hakimi duket se është pranë largimit vetëm pas një sezoni qëndrim në klubin parisien, sipas raportimeve të fundit ai nuk flet lojtarët që vijnë nga Amerika e Jugut e që nuk janë të pakët në PSG, transmeton Gazeta Metro.


Pritshmëritë në fillim ishin shumë të mëdha për ish mbrojtësin e Inter, Achraf Hakimi i cili besohej se do të kaloj një kohë të gjatë tek PSG, por dështimi në Champions League ka bërë të ngjallin shumë probleme tek skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino.

Sipas gazetarit francez Daniel Riolo, i cili foli për RMC Sport, Hakimi është ‘çmendur’ dhe dëshiron të largohet nga klubi, me kontingjentin e Amerikës së Jugut në dhomën e zhveshjes as që flet më me të.

Ndonëse edhe forma e 23-vjeçarit nuk ka pasur stabilitet këtë sezon, i cili edhe pse ka luajtur në 32 ndeshje në të gjitha garat nuk ka qenë i njëjti si në sezonin e kaluar me Inter, ku kishte treguar formë të mrekullueshme.

Marokeni u transferua nga Inter vitin e kaluar për shumën e e cila besohet të jetë rreth 60 milionë eurove, por edhe largimi i tij shihet paksa i vështirë kur dihet fakti që ka kontratë me klubin parisien deri në vitin 2026. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë