Loading…

Disa ‘hile’ të thjeshta si të kujdeseni për lulet në periudhën më të nxehtë të vitit

  • 20/05/2022 | 13:48

Disa ‘hile’ të thjeshta si të kujdeseni për lulet në periudhën më të nxehtë të vitit

Temperaturat e larta gjatë stinës së verës mund të jenë problem edhe për bimët apo lulet, që mund t’i vuajnë këto kushte ‘ekstreme’ atmosferike, nëse kujdesi që nuk tregojmë ndaj tyre nuk është i duhuri.


Më poshtë do të keni disa këshilla, si të kujdeseni për lulet e bimët që mbani në ambientet e shtëpisë apo në ballkon.

Kujdesuni për gjethet

Gjatë periudhës së nxehtë, bimët e ambienteve të brendshme kërkojnë që kohë pas kohe t’i spërkatni me ujë. Me këtë rast, duhet pasur kujdes që të mos përfshihen lulet.

Largoni lulet e vyshkura

Rregullisht largoni lulet e vyshkura, jo vetëm për faktin se nuk duken bukur por edhe se në këtë mënyrë nxitet çelja e atyre të rejave.

Kini kujdes lagështinë

Duke menduar se është shumë vapë, mund të gaboni me sasinë e ujit që u hidhni luleve. Në rast se bimët vazhdimisht qëndrojnë me dhe të lagësht, herët apo vonë rrënjët fillojnë të kalben. Ujitini nga pak dhe thjesht sigurohuni që pjata e vazos të jetë me ujë në mënyrë që rrënjët ta thithin vetë nga pak gradualisht.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë