Loading…

Disa gabime që i bëjmë shpesh kur lajmë rrobat (Foto)

  • 20/11/2016 | 09:27

Disa gabime që i bëjmë shpesh kur lajmë rrobat (Foto)

Nëse doni t’i mbani rrobat tuaja të pastra dhe të bukura, gjëja e parë që duhet të mësoni është si t’i lani ato. Më poshtë i kemi renditur disa këshilla se si mund t’i shmangni disa nga gabimet që dëmtojnë rrobat tuaja, transmeton gazetametro.net

  • Klasifikimi i papërshtatshëm.

Përveç ndarjes së rrobave në bazë të ngjyrave, duhet gjithashtu të bëni kujdes edhe me materialin e rrobave. Për shembull, rrobat me materiale nga leshi duhet të lahen ndaras nga rrobat tjera. Gjithashtu nuk duhet përzier peshqirët me rroba nga materiali sintetik.

  • Pastrimi i njollave gabimisht.

Nëse përdorni forcë të tepruar mbi rroba për të larguar njollat, shumë lehtë mund t’i dëmtoni ato. Mënyra më e mirë për të larguar njollat është të vendosni një copë pëlhurë të lagur mbi njollë dhe ta lini të thahet.

  • Përdorimi i tepërt i detergjentit të rrobave.

Detergjenti i tepruar në makinën e larjes mund të çojë në formimin e shkumës e cila ia vështirëson punën makinës dhe i lë rrobat të palara.

 

  • Të gjithë zinxhirët e rrobave duhet të mbyllen përpara se ato të futën në makinë pasi duke mos i mbyllur rrezikojmë të dëmtojmë rrobat tjera.

 

  • Gjithashtu duhët që këmishat dhe rrobat tjera që mbyllen me pulla të jenë të mbërthyera.
  • Përdorimi i zbardhuesit në masë të tepërt shkakton dobësimin e rrobave dhe prishjen më të lehtë të tyre.
  • Rrobat e plazhit, ato të vrapimit dhe çdo rrobë të prodhuar me materiale plastike nuk duhet asnjëherë t’i lani me makinë. Më mirë është që t’i pastroni me dorë në ujë të ftohtë.

 

  • Lëshoni makinën dhe mos i jepni kohë të pushojë pasi përdorimi i makinës pa pushim çon në kursim të energjisë elektrike sepse makina përdor ujin e ngrohtë të mbetur nga larja paraprake.
  • Mos përdorni zbutës për peshqirë sepse lëndët kimike në zbutës dobësojnë aftësinë e peshqirit për të absorbuar lagështinë.
  • Mbushja tej mase e makinës me rroba është shkaktari kryesor i prishjes së tyre.

 

  • Kur lani xhaketa të trasha dimri, bashkë me to futni në makinë edhe tre topa të tenisit pasi ata mbledhin shkumën dhe xhaketat tuaja pastrohen më mirë.
  • Mos përdorni preparate të shtrenjta për larje pasi disa prej gjërave të thjeshta kryejnë funksionin e njejtë. Për shembull, kripa i bën rrobat më të ndritshme, shkumësi ndihmon në largimin e njollave dhe limoni mund t’i bëjë rrobat më të buta.

 

  • Duhet së paku një herë në vit ta pastroni edhe makinën e larjes për shkak se mbetjet e detergjentëve mund ta bllokojnë atë. Më anë të uthullës së kuzhinës dhe ujit mund ta pastroni lehtë vendet delikate.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë