Loading…

Diplomatja amerikane në Bosnje e Hercegovinë, Deborah Mennuti: Agresioni rus kërcënim edhe për këtë vend

  • 16/02/2022 | 18:14

Diplomatja amerikane në Bosnje e Hercegovinë, Deborah Mennuti: Agresioni rus kërcënim edhe për këtë vend

Diplomatja amerikane në Bosnje dhe Hercegovinë Deborah Mennuti në një postim në faqën e ambasadës tha se, agresioni rus ndaj Ukrainës është rrezik edhe për këtë vend, për ata qëndrojnë dhe mbështesin aleatët e tyre europian, transmeton Gazeta Metro.


Kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës kërkon një reagim vendimtar nga Perëndimi, sepse ai përbën një kërcënim jo vetëm për atë vend, por për të gjithë kontinentin evropian dhe për vendet si Bosnja dhe Hercegovina, stabilitetin e të cilave SHBA e mbështet fuqishëm.

Mennuti ka publikuar një shkrim të veçantë në faqen e ambasadës me rastin e krizës ukrainase.

“Qëllimet tona janë të thjeshta. Ne qëndrojmë pranë aleatëve dhe partnerëve tanë dhe mbështesim kohezionin e Evropës, duke forcuar marrëdhëniet, demokracitë dhe institucionet tona transatlantike. Këtë po e bëjmë për një jetë më të mirë për qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bosnjë-Hercegovinës”, ka shkruar Mennuti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë