Derisa po flitë me intervistuesin anglez, ambasadori i Palestinës në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte i gatshëm që të dënojë një akt aq të ligë sa vrasja e besimtarëve në Sinagogë nga një terrorist palestinez dhe atë pikërisht në ditën ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit, transmeton Gazeta Metro.
Terroristi që kreu masakrën, akti më i rëndë terrorist i kryer në Izrael që nga 2011’ta, ishte kryer nga një 21 vjeçar palestinez. Urrejtja për hebrenjtë rregullisht ushqehet tek fëmijët palestinezë në edukimin e tyre. Në mesin e të vrarëve ishin edhe Natali dhe Eli Mizrahi, të porsamartuar, të cilët ishin duke iu ndihmuar të plagosurve kur u vranë.
Në intervistë u theksuar se terroristi vrau “shtatë izraelitë, përfshi një çift të porsamartuar që po ndihmonin të plagosurit”, gazetarja Kay Burley e pyetu ambasadorin Husam Zomlot: “U qëlluan në oborr të sinagogës gjatë ditës së Kujtimit të Holokaustit. Ju e dënoni këtë akt?”
“Humbja e çdo jete është një tragjedi absolute” Zomlot iu shmang pyetjes. “Dhe askush nuk punon më shumë se ne për të gjetur një zgjidhje jo të dhunshme sesa ne”.
Deklarata e diplomatit palestinez është ofendim për viktimat dhe kundërshti hipokrite e Autoritetit Palestinez që ka shfrytëzuar programin siç e quajnë ‘ paguaj për të vrarë’ me vite të tëra, ku kompenson familjet e terroristëve që vrasin izraelit.
Legjislacioni i Autoriteti Palestinez alokon paga mujore dhe benefite duke shpërblyer të burgosurit dhe terroristët e liruar, si dhe familjet e ‘martirëve’ që gjithsej janë 300 milionë dollarë në vit. Sipas kritikëve kjo është një zotim institucionale i sponsorizimit të terrorit në Izrael.
Gazetarja britanike edhe pas refuzimit të parë këmbënguli “E dënoni atë akt?”.
“Jo” deklaroi Zomlot troç, pastaj u referua në dukje një aksioni të ushtrisë izraelite para vrasjeve në sinagogë ku ishin vrarë terroristët në Jenin. “Unë e dënoj dhunë fillestare. Atë duhet dënuar”.
Në Jenin as Autoriteti Palestinez nuk kishte kontroll dhe mbi dy vite nga ai qytet në Bregun Perëndimor ishin nisur sulme të vazhdueshme terroriste ndaj civilëve në Izrael. Grupe të ndryshme kishin refuzuar edhe ofertë të Autoritetit Palestinez që të inkuadrohen në njësitet e tyre policore në këmbim të ndalimit të sulmeve.
Burley provoi përsëri me Zomlot: “Pra ju nuk e dënoni atë akt?”
Qartë i irrituar, Zomlot tha dikur se “mund të rrinë këtu deri në mëngjes dhe të flasim për dënim. Ne duhet të ndalojmë ciklin e dhunës. Këtë duhet ta bëjmë. Ne duhet që të shqyrtojmë shkakun thelbësor të kësaj dhune. Për shumë vite – dhe e gjithë media është fajtore për këtë – kanë tentuar të ngrenë paralele duke dështuar që të përqendrohen në shkakun real të gjithë kësaj. Siç bëtë dje edhe sot ju pyetët nëse ka dhunë nga të dy palët. Cilat palë? Cilat janë ‘këto dy palë?”
“Sapo ju ofrova një ilustrim” i tha Burley.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dënuar me një deklaratë pas vëzhgimit të sistemit edukativ të Palestinës në vitin 2021, me shqetësim kanë theksuar se vazhdon të promovojë antisemitizmin dhe terrorizmin, përfshi në ato që financohen nga UN Relief and Work Agency.
Parlamenti Europian poashtu atë vit kishte dënuar Autoritetin Palestinez për këto lëshime duke i kërkuar Bashkimit Europian që të financojë vetëm institucionet arsimore palestineze të cilave kurrikula është në përputhje me vlerat dhe standardet e UNESCO. /gazetametro.net
This is a Hamas event in the Jenin Camp.
Terrorism should not be a part of the curriculum.
Children have a right to a proper education. pic.twitter.com/AbzaarZIki
— Israel Defense Forces (@IDF) January 24, 2023