Loading…

Diplomatët kërkojnë Qeveri me legjitimitet demokratik

  • 19/06/2017 | 08:06

Diplomatët kërkojnë Qeveri me legjitimitet demokratik

Qeveri gjithëpërfshirëse dhe stabile kanë kërkuar edhe diplomatë të vendeve të QUINT-it, të cilët menjëherë pas zgjedhjeve kanë nisur takimet me liderët e partive politike, që kanë pretendime ta formojnë Qeverinë për katër vjetët e ardhshëm.


Për Ambasadën e Britanisë së Madhe me rëndësi është krijimi i një qeverie stabile, e cila do të merret me proceset e rëndësishme të cilat e presin Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.

“Populli i Kosovës ka thënë fjalën e vet. Është në dorë të partive politike dhe përfaqësuesve të Kosovës për të formuar Qeverinë. Kosova ka nevojë për një qeveri me legjitimitet demokratik që mund t’i shtyjë përpara detyrat urgjente të luftës kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit, si dhe të ndihmojë në tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të punës”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës britanike, dërguar gazetës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë