Loading…

Diplomatët e lartë evropianë letër Mogherinit: Ndryshimi i kufijve të hedhet poshtë

  • 29/08/2018 | 15:38

Diplomatët e lartë evropianë letër Mogherinit: Ndryshimi i kufijve të hedhet poshtë

Ish-diplomatët e lartë evropianë, Carl Bildt, Paddy Ashdwon dhe Christian Shwarz Schilling, i janë drejtuar Federica Mogherinit me një letër të hapur në lidhje me idenë e ndryshimit të kufijve.


Në këtë letër, ata kanë ngritur alarmin për mundësinë e ndryshimit të kufijve duke thënë se është ide e rrezikshme dhe kanë shprehur shqetësimin mbi atë se BE mund të përkrah një marrëveshje për ndryshime të kufijve, transmeton gazetametro.net

“Si ish-përfaqësueses të lartë për Bosnje dhe Hercegovinës, ne jemi thellësisht të shqetësuar me qëndrimet e bëra kohët e fundit nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, ku thuhet se BE-ja mund të jetë e gatshme të mbështesë një marrëveshje ndërmjet presidentit Vuçiq dhe Thaçi, që përfshinë dhe shkëmbimin e territorit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përmes ‘korrigjimeve kufitare’.

Ne e njohim mirë rajonin, për të nuhatur se lëvizja e kufijve nuk do të zgjidh ndarjet, do ti thellojë ato. Edhe pse çështja e Kosovës nuk mund të krahashohet me situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, ne kemi njohuri të mjaftueshme për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, për të konkluduar se një gjë e tillë do të keqpërdoret nga politikanët nacionalistë, për të sfiduar edhe më tej kufijtë dhe për ta destabilizuar e vendeve tjera të rajonit.

Ne e dimë BE-në dhe Evropën mjaftueshëm për të thënë se historia e përgjakshme na ka mësuar se paqja e qëndrueshme mund të vijë vetëm kur mësohemi të jetojmë në vende shumë etnike. Në vend se të ri-vizatojmë kufijtë për të krijuar shtet një etnike, ne mund të themi se nuk duhet të mendojmë për një politikë e cila ka shumë gjasa të na dërgojë përsëri në ndarjen dhe ndezjen e konfliktit në Ballkan.

Ne dyshojmë se kjo rrezikon edhe prishjen e unitetit, si në Maqedoni dhe Bosnje. Prandaj ju bëjmë thirrje që këto propozime të hidhen poshtë sa më parë të jetë e mundur”, thuhet në letër. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë