Loading…

Diplomacia ekonomike prioritet i politikës së jashtme kosovare

  • 20/12/2016 | 17:11

Diplomacia ekonomike prioritet i politikës së jashtme kosovare

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili po qëndron në Kosovë me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën e Katërt të Ambasadorëve të Kosovës.


Gjatë takimit, u bisedua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, për bashkëpunimin në politikën e jashtme si dhe për mbështetjen e mëtejme të Shqipërisë për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Kryeministri Mustafa foli për progresin e Kosovës në politikën e jashtme, duke veçuar të arriturat në fushën e integrimeve, hapjen e kapitullit të ri të bashkëpunimit me NATO-n, anëtarësimin në organizata të ndryshme politike, sportive, rajonale e ndërkombëtare.

“Tani, një fokus i veçantë do t’i kushtohet diplomacisë ekonomike dhe angazhimit për forcimin e shkëmbimeve ekonomike si dhe tërheqjen e investimeve të huaja të cilat do të mundësohen edhe nga Ligji për Investime Strategjike”, tha kryeministri Mustafa.

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, vlerësoi të arriturat e Kosovës në politikën e jashtme, duke shprehur përkrahjen e mëtejme të Shqipërisë në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Ministri Bushati foli edhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet diplomacive të dy vendeve.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë