Loading…

Dioqeza e Rashkës në njoftimin e ri thotë se është gjetur armatim në Manastir, në oborr

  • 25/09/2023 | 20:38

Dioqeza e Rashkës në njoftimin e ri thotë se është gjetur armatim në Manastir, në oborr

Dioqeza e Rashkës-Prizrenit së Kishës Ortodokse Serbe ka dalë me një njoftim të ri për vizitën e Peshkopit Teodosije të hënën në Manastirin e Banjska ku përsëri tentuan të distancohen nga grupi terrorist që dje u fortifikua aty dhe luftoi për një kohë me Policinë e Kosovës dhe u tërhoq më pas duke lënë tre viktima, transmeton Gazeta Metro.


Dje kjo dioqezë e kishës serbe që në fillim të ditës së diel kishte provuar të distancohej nga sulmi terrorist ku u vra heroi Afrim Bunjaku, rreshter i policisë në një pritë të terroristëve në venbanimin Banjska në komunën e Zveçanit, të cilit që më pas u tërhoqën pikërisht në manastirin afër.

Në komunikatën në rrjetin social X, në gjuhën angleze, shkruhet se armatimi i gjetura e të konfiskuar nga policia brenda manastirit, pretendohet se janë  në oborr, duke aluduar se individët të grupit të armatosur i kanë hedhur ato gjatë tërheqjes së të dielës.

”Në dy zona të oborrit të manastirit u zbuluan armë zjarri, parzmore dhe pajisje. Këto sende u hodhën nga personat e armatosur gjatë tërheqjes së djeshme nga manastiri”, thuhet në njoftim.

Kisha Ortodokse Serbe ishte akuzuar edhe më parë se bashkëpunonte me grupe kriminale në veri të Kosovës për kontrabandim armatimi, që i kishte mohuar. Ky sulm ka nxjerrë këto pretendime në pah përsëri si temë e diskutuar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë