Deputeti i VV’së Dimal Basha, ka bërë një krahasim tepër të ulët derisa po sulmonte deputetët e opozitës, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet kundër shtrenjtimit të rrymës, shkruan Gazeta Metro.
Basha, ofendoi rëndë personat që kanë problem me shikim, derisa iu drejtua deputetëve të opozitës.
“Ky debat është thirrë me e mbrojt konsumatorin dhe mendoj se është debat i shëndetshëm. Mirëpo, është rritë njëfarë standardi, po besoj që qytetarët po e vërejnë, se s’po folët këtu për ministra që kanë marrë tenderë nga 5 milionë, as për Pronto-bisedat, dmth jemi në pajtueshmëri se është debat i shëndetshëm, është rritë standardi. Mirëpo duhet me e ba pyetjen sa është i sinqertë debati, meqenëse duhet me kqyrë edhe kush e ka thirrë. Kryeministri tha se unë jom i mirëseardhun për ide kreative, është si me lypë prej qorrit sy… po e them këtë se s’keni pas kohë mjaftueshëm për me pas të drejtën morale me dalë me u anku për rrymën…”, ka deklaruar Basha., tha Basha duke bërë kështu një ofendim tejet të ulët ndaj kësaj pjese të shoqërisë.
E tutje Basha nuk ndali lavdatat drejt Qeverisë Kurti, duke treguar gëzimin që përjetuan kur u rikthye në funksion Blloku B2.
Ai shkoj aq larg duke thënë se ishte për përhajr te ministrja, pasi kjo sipas tij është arritje e madhe./gazetametro.net