Një emigrant në SHBA që ka ardhur nga Afganistani dhe ka hapur një dyqan në qytetin e San Franciskos që e qeverisin vetëm demokratët ka thënë se ky qytet tash është në gjendje më të keqe se Afganistani dhe Iraku, transmeton Gazeta Metro.
Emigranti Zaid i cili foli për Fox News ka thënë se bandat e qytetit i kanë vjedhur atij më shumë se 100,000 dollarë në para dhe vlerë të mallrave sidomos të duhanit dhe vjedhësit nuk janë kapur asnjëherë.
Ai tha se politikanët duhet ta kuptojnë se gjendja në këtë qytet është më e keqe se në Afganistan e Irak. Sipas tij në këto vende vjedhësit dënohen kur kryejnë krime gjë e cila nuk ndodhë në San Francisko.
Zaid shtoi se ai sheh dyqane teksa grabiten në baza ditore pasi që kriminelët e dinë se policia nuk do të bëjë asgjë. Ai është shprehur se herën e fundit kur u vodh dyqani i tij kriminelët ishin brenda dyqanit për rreth 20 minuta pastaj janë larguar me dy makina dhe policisë nuk i ka mjaftuar kjo kohë për të arritur në vendin e ngjarjes.
Zaid ka deklarua se ky qytet ka problem të madh edhe me narkotikët e të pastrehët. Sipas tij qyteti është përkeqësuar sidomos pas pandemisë së Covid-19./gazetametro.net