Loading…

Dikur punonte ditë e natë me të, sot deputetja e VV’së i thotë Shpend Ahmetit: Jeni bërë si PDK’ja

  • 16/08/2018 | 15:04

Dikur punonte ditë e natë me të, sot deputetja e VV’së i thotë Shpend Ahmetit: Jeni bërë si PDK’ja

Fitore Pacolli për një mandat katër vjeçar ka qenë dora e djathtë e Shpend Ahmetit, derisa pas largimit të këtij të fundit nga Lëvizja Vetëvendosje, ajo po e akuzon atë se është bërë njësoj si Partia Demokratike e Kosovës.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se kryetari i Prishtinës po e ndjek rrugën e PDK’së duke i punësuar personat në institucione të ndryshme pa marrë parasysh njohuritë, ekspertizën dhe përvojën e duhur për punën e caktuar, shkruan gazetametro.net.

“Pas largimit të Shpendit nga Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe pas rënies drastike të përkrahjes për të, ai ka filluar të ndjek rrugën e PDK-së i cili po keqpërdorë kompetencat që i jep ligji për të blerë përkrahës përmes punësimit të tyre në insitucionet ku ai është përgjegjës pa marrë fare parasysh njohuritë, ekspertizën dhe përvojën e duhur për punën e caktuar”, ka shkruar Pacolli.

E këto veprime të të parit të Prishtinës, sipas Pacollit, po bëhen me qëllim të sigurimit të përkrahjes së të tjerëve.

“Shpendi po e blen përkrahjen përmes punësimeve pa kritere, pa kualifikime dhe pa ekspertizë nëpër institucionet e Komunës së Prishtinës”, ka shtuar ajo.

Ndër të tjera në postim ajo e ka përmendur edhe emërimin e koordinatores për çerdhet me bazë në komunitet, ku sipas Pacollit ajo sapo i ka përfunduar studimet bachelor në psikologji, ndërsa personat që kanë edukim superior e përvojë më të gjatë nuk janë punësuar, pasi që nuk janë persona të besueshëm të kryetarit.

Kujtojmë se përkrahja e Shpend Ahmetit ka rënë shumë që prej largimit të tij nga Lëvizja Vetvendosje dhe ai është kritikuar edhe nga persona të tjerë.

Madje, Ahmeti edhe ishte sabotuar dhe bllokuar nga asamblistë të VV’së në Kuvendin Komunal, të cilët edhe morën votat në listën që i printe Ahmeti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë