Loading…

Dikur në qendër të mediave rozë: Soni tregon detajisht arsyet e ndarjes me Florin

  • 29/05/2026 | 15:07

Dikur në qendër të mediave rozë: Soni tregon detajisht arsyet e ndarjes me Florin

Soni Malaj ka rikthyer në vëmendje historinë e saj me Flori Mumajesin, duke folur hapur për periudhën kur të dy ishin të fejuar dhe vëmendjen e madhe mediatike që shoqëronte lidhjen e tyre.


Në “Ferma VIP”, teksa qëndronte me Indrin dhe Kostanën, Soni Malaj tregoi se shpesh herë jeta e tyre private përfundonte në faqet e gazetave, duke krijuar një presion të vazhdueshëm. Ajo rrëfeu edhe një moment kur çifti kishte vendosur të deklaronte një ndarje të rreme, madje edhe për familjarët, për shkak të kësaj vëmendjeje të tepërt.

“Dilnim në gazetë. Më sillinin gazetën familjarët, zgjohesha direkt e lexojë edhe nëse kisha patur koncert një ditë më parë, për të parë çfarë kanë shkruar sot për mua. Njerëzit kishin super kuriozitet se normal nuk kishte asnjë informacion për këtë gjëra. Bëmë ne një ndarje, gjoja, por edhe familjarëve u thamë jemi ndarë. Por duke dalë nga avioni dikush na bëri foto dhe u shpërnda, doli në titrat e televizioneve informative. Dhe shkuam në një restorant shumë të njohur dhe kur arritëm të gjithë ishin me sytë nga televizori duke parë lajmin dhe u kthyen nga ne. U ulëm diku në një cep”, rrëfeu Soni Malaj.

Ajo shtoi se pikërisht presioni i madh mediatik dhe mungesa e mënyrës për ta menaxhuar këtë situatë ndikoi në përfundimin e lidhjes së tyre.

“Ne na është nxirë. Shkaku kryesorë pse jemi ndarë ka qenë ky presion. Tani njerëzit janë mësuar me portalet. Por atëherë mbeteshe në gazetë. Ne kemi qënë bashkë 2005-2009. Kur e kemi ridiskutuar këtë gjë, ccfarë ishte arsyeja pse jemi ndarë, ishte pikërisht presioni shumë i madh. Nuk dinim ta menaxhonim”, u shpreh këngëtarja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë