Loading…

Dikur Jerusalem i PDK’së, tash Stamboll i VV’së: Në Prizren, flamujt e Kosovës shoqërohen me flamuj turq

  • 11/02/2018 | 18:27

Dikur Jerusalem i PDK’së, tash Stamboll i VV’së: Në Prizren, flamujt e Kosovës shoqërohen me flamuj turq

Prizreni konsiderohet si një nga qytetet më me histori të Kosovës, dhe duke pasur edhe numër të madh të banorëve, është bërë i rëndësishëm për çdo parti.


Madje, për rëndësinë që kishte, Prizreni ishte quajtur edhe si Jerusalemi i PDK’së gjatë gjithë këtyre viteve, shkruan gazetametro.net.

Kur VV’ja ia mori pushtetin PDK’së në këtë komunë, ata thanë se ‘ia morën PDK’së Jerusalemin për ta ndryshuar’.

E sipas disa reagimeve në Prizren, ndryshimi ka nisur në mënyrë interesante, e që në Prizren po quhet ‘nga Jerusalemi i PDK’së, në Stambollin e VV’së’.

Këto reagime po vijnë pasi në prag të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, flamujt e shtetit të vendosur në këtë komunë po shoqërohen me flamuj turq.

Duhet theksuar se në këtë komunë është numri më i madh i kosovarëve të regjistruar si komunitet turk./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë