Loading…

Dikur ia rrëzonte kamionat me mallra serbe, sot Kurti shkon t’ia kërkoj votat kompanisë kosovare

  • 19/11/2020 | 19:57

Dikur ia rrëzonte kamionat me mallra serbe, sot Kurti shkon t’ia kërkoj votat kompanisë kosovare

Kreu i VV’së, Albin Kurti bashkë me kandidatin për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot vizitoi një kompani, me të cilën, dikur nuk kishte marrëdhënie kaq të mira siç shihet në disa fotografi të publikuara së fundi, shkruan Gazeta Metro.


Kurti dhe Bulliqi tashmë e disa ditë po vazhdojnë fushatën në Podujevë. Kërkesa e tyre për vota vijon nga shtëpitë duke ngrënë flija, e deri tek kompanitë e ndryshme.

Një të tillë e vizitoi ish-kryeministri Kurti gjatë këtyre ditëve. Në fakt, me kompaninë “Albi Moni” nuk kishte gjithmonë raporte të mira, pasi dikur, të njëjtës aktivistët e VV’së ia rrëzonin kamionët me mallra serbe.

E disa pamje nga qëndrimi në kompaninë “Albi Mon”, i shpërndau dje Shpejtim Bulliqi, i cili premtoi përkrahje për këtë kompani dhe të tjera, nëse vjen në krye të Podujevës, raporton Gazeta Metro.

“Sot, bashkë me kryetarin e Lëvizjes z.Kurti si dhe bashkëpunëtorë vizituam kompaninë Albi-Moni. U pritëm nga pronari z. Florim Aliu dhe punëtorët e kompanisë me të cilët diskutuam për punën dhe tregun e saj, si dhe me vështirësitë me të cilat po përballet kjo kompani ashtu si shumë biznese tjera në komunën tonë.

Trajtimi i drejtë dhe i barabartë i kompanive është parakushti i zhvillimit të ekonomisë dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve, prandaj ne u zotuam se si qeverisje e re komunale do të jemi mbështetës të parezervë të kompanive me të gjitha kapacitetet në dispozicion.”, ka shkruar Bulliqi.

Sot, bashkë me kryetarin e Lëvizjes z.Kurti si dhe bashkëpunëtorë vizituam kompaninë Albi-Moni. U pritëm nga pronari z….

Posted by Shpejtim Bulliqi on Wednesday, November 18, 2020

Kjo vizitë e Kurtit, është komentuar shumë gjatë ditës së sotme nëpër rrjete sociale.

Ka pasur disa persona në opinionin publik, të cilët kanë thënë se Kurti po i shkel parimet e tij dhe tani po lufton vetëm për pushtet./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë