Loading…

Diktatori zgjedhet për herë të katërt president, kësaj radhe me 95.1 për qind të votave

  • 28/05/2021 | 11:05

Diktatori zgjedhet për herë të katërt president, kësaj radhe me 95.1 për qind të votave

Bashar al-Assad, është zgjedhur për herë të katërt president i Sirisë, duke marrë 95.1 për qind të votave, shkruan Gazeta Metro.


Fitorja i sjell Assadit, 55-vjeçar, shtatë vjet më shumë në pushtet dhe zgjat sundimin e familjes së tij në gati gjashtë dekada. Babai i tij, Hafez al-Assad, udhëhoqi Sirinë për 30 vjet deri në vitin 2000, kur edhe ndërroi jetë.

Vitet e Asadit si president janë përcaktuar nga konflikti që filloi në 2011 me protesta paqësore përpara se të kalonte në një konflikt shumëplanësh që ka thyer vendin e Lindjes së Mesme dhe ka tërhequr miq dhe armiq të huaj.

Zgjedhjet vazhduan pavarësisht një procesi paqe të udhëhequr nga OKB-ja që kishte kërkuar votim nën mbikëqyrjen ndërkombëtare që do të ndihmonte hapjen e rrugës për një kushtetutë të re dhe një zgjidhje politike.

Por kush është dikatori Bashar al-Assad? 

Është Presidenti i 19-të i Sirisë që nga 17 korriku 2000. Përveç kësaj, ai është komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura Siriane dhe sekretar rajonal i degës së Partisë Socialiste Arabe Ba’ath në Siri. Babai i tij, Hafiz el-Asad, ishte presidenti i Sirisë para tij, duke shërbyer nga 1971 në 2000.

Në vitin 1994, pasi vëllai i tij i madh Bassel vdiq në një përplasje makine, Bashar u thirr në Siri për të marrë rolin e Bassel si trashëgimtar. Ai hyri në akademinë ushtarake, duke marrë përsipër praninë ushtarake siriane në Liban më 1998.

Shkencëtarët politikë e kanë karakterizuar sundimin e familjes Asad në Siri si një diktaturë personaliste. Më 17 korrik 2000, Asad u bë president, duke pasuar babanë e tij, i cili vdiq në detyrë një muaj më parë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë